Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, u pritën në takim studentet ndërkombëtare të universitetit verorë të Universitetit të Prishtinës, fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, të lëndës ‘’ Një shëndet’’ të udhëhequr nga profesoreshat: Arbenita Hasani dhe Kaltrina Berisha. Në pritjen e mirëseardhjes Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Bekim Hoxha, duke i falënderuar për vizitën u shpreh se: Autoriteti qe unë drejtojë gjithmonë do ti ketë dyert e hapura për rininë, studentët qe zgjedhin të studiojnë në fushat e shkencave të ushqimit veterinarisë dhe bujqësisë. Përveç mundësisë qe u japim për kryerje të punës praktike, në të gjitha drejtoritë dhe sektorët pa përjashtim. Jam duke u angazhuar qe bashkëpunimi të ngritët edhe ne nivele me të larta, duke qen partnerë në lidhjen e marrëveshjeve me universitete dhe institute shkencore jashtë vendit. Sot këtu i kemi student nga vende të Bashkimit Evropian, do të punoj fortë qe edhe studentet tonë të kenë mundësitë të vizitojnë dhe të jenë pjesë e programeve hulumtuese në shtete tjera.
Para studentëve u prezantua historiku, misioni dhe të arriturat e fundit të AUV-së.