Matrikulimi i kafshëve do të nisë në fund të muajit Prill

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Bekim Hoxha, sot mbajti takim me Oden Veterinare, shoqatën e Deltarëve dhe disa përfaqësues të fermerëve. Për të diskutuar rreth formës se re të matrikulimit të kafshëve, e cila pritët të nisë ne fund të muajit Prill. Janë autorizuar 3 kompani të cilat do të bëjnë furnizimin me numra. Po ashtu janë kontraktuar edhe shumica e praktikave veterinare të cilat do të bëjnë shpërndarja tek fermerët dhe vendosjen e tyre në kafshë. Ndërsa shpenzimet për matrikulim do të mbulohen nga AUV. Do të bëhet një ri-regjistrim i tërësishëm i kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës. Nga i cili në fund do të dihet numri i saktë i kafshëve shtëpiake në  Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është angazhuar intensivisht qe procesi të nisë sa me shpejtë. Drejtori z. Hoxha u tha të pranishmëve se është bërë punë e madhe për të arritur deri këtu, tani jemi në fazën finale të nisjes se matrikulimit. Tani me ketë formë pas një mirëmbajtëje jo të rregullt të raportimeve në sistem, ne synojmë të arrijmë të dimë numrin e saktë të kafshëve shtëpiake në vend. Përveç se të dhënat statistikore do ta ndihmojnë vendin në projeksionet e politikave ekonomike bujqësore. Si qellim kryesorë ka plotësimin e kritereve Evropiane për të siguruar mundësi gjurmimi për sistemin shëndetësor veterinarë të Kosovës. Kjo u mirëprit nga shoqata e Deltarëve dhe përfaqësus të fermerëve

Asnjë fermerë nuk ka nevojë të shqetësohet për përfitim të subvencioneve sepse Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka premtuar se do të ketë shtyrje të afatit për aplikim, derisa të gjithë fermerët të  aplikojnë.