NJOFTIM – Të ngritën masat e biosigurisë në fermat e Derrave

Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara ne WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e kafshëve ), ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit ne shtetet përreth. Në Shqipërisë dhe  Malit te Zi  tek popullata e derrave të egër.  Se fundmi janë prekur fermat e derrave të butë ne shtetin e Serbisë ne afërsi me kufirin e Kosovës. Andaj urdhërohen të gjithë fermerët mbajtës të Derrave  qe të ngritin nivelin e biosigurisë ( masat vetëmbrojtëse) ne fermat e tyre. Duke aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje daljeve në ferma. Përmes secilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ngritjen e nivelit të gatishmërisë  për institucionet  relevante lokale dhe qendrore siç janë: Komunat, MBPZHR, APK, Federata e Gjuetarëve të Kosovës me shoqatat e tyre ne nivel vendi, për marrjen e masave te nevojshme për rastet e  dyshimta nga tereni. Secili qytetarë e në veçanti fermerë duhet të lajmëroj nëse sheh ndonjë derr të ngordhur apo nëse ka dyshime në sëmundje tek ferma. Zyrat regjionale te AUV-se do të pajisen dhe shprendajnë materialin informues ( postera ,broshura ) tek fermerës me këshilla të qarta profesionale për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje.

 

Raportoni në numrin:

0800 500 95   Pa pagese 24h

LAJMËRIM

(Për fermerët mbajtës të derrave )

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

  • Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,
  • Mbani derrat në kushte të mira, 
  • Mos shkoni në tregje apo vende  tjera ku ka derra.
  • Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
  • Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
  • Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
  • Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,
  • Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
  • Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
  • Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura.

 

Raportoni në numrin:

0800 500 95   Pa pagese 24h