Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë Zyra Regjionale Ferizaj me datë 16.03.2024 ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt. Per shkak se nuk është ka ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007 Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve. Hapësira qe është mbyllur si tregu ka qen hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë. Ne afërsi të tregut të kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt. I cili aktualisht qe një kohë është jo funksional per shkak të mbylljes se tij nga Komuna e Ferizajt. Per arsye te investimeve ne infrastrukturë për plotësim të kushteve për të operuar si treg.
Sot me date 23.03.24 nga ora 5:30 deri ne ora 10:00 inspektorati veterinar i AUV-së ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Stacioni Policor ne Ferizaj. Kanë inspektuar- patrulluar tregun ilegal t kafshëve per të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve ne lokacionin ne afërsi të tregut të kafshëve. Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik.
Autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligje zbatuese nuk do të lejojnë zhvillim të veprimtarive qe bien në kundërshtim me ligjin. Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm ne tregje të licencuara. Shfrytëzimi i hapësirave tjera qe nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe ndal palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë. Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV