Sot, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u mbajt takim me Shoqatën e Shpezëtarëve, për të koordinuar bashkëveprimet për ndërmarrjen e masave ne kohë. Për parandalim përhapjes se gripit të shpezëve Avian Influenca. Përmes shoqatës të gjithë fermerët komercial të pulave njoftohen për masat mbrojtjese të biosigurisë, për tu ruajtur shpezët ne ferma. Drejtori Ekzekutiv z. Bekim Hoxha duke i falënderuar për bashkëpunim, ai ftoj qe se bashku, secili ne rolin e vet të kontribuoj në ruajtjen e shëndetit të shpezëve. Përmes secilës ne do ti ruajmë ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit. ‘’ Ju vendosni masat për vetëmbrojtjeje ne fermë apo aktivizojeni sistemin e vetëkontrollit, ne si autoritet do të veprojmë me të gjitha kapacitete për menaxhimin e situatës se përgjithshme ne vend’’.
Sektori i pulave në Kosovë është nder sektorët bujqësor mirë i zhvilluar. Kanë ngritur kapacitete teknike dhe humane për të ndërmarrë veprimet e duhura të biosigurisë ne fermat e tyre, për parandalim të sëmundjeve.