Sot në Kllokot, zonën e shpërthimit të sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit. E vizitoj Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha bashkë me drejtorin e Inspektoratit Arsim Arifi. Për monitorim dhe koordinim të aktiviteteve si masa për parandalimin e përhapjes se sëmundjes Murtaja Klasike e Derrave. U takuan disa nga fermerët e fshatit dhe u vizitua fermeri tek i cili është paraqitur sëmundja. Përveç se u përsërit edhe njëherë dezinfektimi i fermës, oborrit dhe mjeteve dhe pajisjeve në fermë. Drejtori bisedoi me fermerin për ta njoftuar me hapat tjerë shtetërore pasues qe do ti dalin në ndihmë për demin e shkaktuar. Në të njëjtën kohë nga inspektorët Veterinarë të AUV-së Zyra Regjionale Gjilan, mori informatat e drejtpërdrejta mbi veprimet qe janë në proces të hulumtimeve diagnostike të zonës në perimetër të përcaktuar me ligj për gjurmim të situatës epidemiologjike.
Pas vizitës në fshatin e shpërthimit të sëmundjes u vizitua niveli lokal i qeverisjes se komunës se Kllokotit. Për bashkërendim të veprimeve për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Z. Hoxha nga niveli lokal kërkojë me urgjencë caktimin e lokacionit për groposje. Kryerjen dezinfektimit të hapësirave të zonës se fshatit ku është vatra e shpërthimit të sëmundjes. U dha premtime për angazhim aktiv nga niveli qendrorë. Mbi ndërmarrjen e veprimeve në kohë për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Po ashtu i njoftoj me vendimet qe janë nënshkruar dhe të tjerat qe janë ne proces. Për ta kompletuar bazën ligjore, qe mekanizmat ekzekutiv qeverisës ti kenë mundësitë hapura për marrje të veprimeve urgjente si dhe dhënien e ndihmës se nevojshme për fermerët.
Kujtojë se në Kosovë me datë 17.07.2023 është konfrimuar rasti i parë i paraqitjes se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit. Në të njëjtën ditë është arritur qe të asgjësohen kafshët e fermës të bëhet dezinfektimit dhe të shpallet zona karantine. Po ashtu me kohë janë shpërndare lajmërimet dhe rekomandimet për fermerët, lidhur me marrjen e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermë.