Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizojë punëtorinë për trajnimin e trupave inspektuese dhe stafit të nivelit të mesëm drejtues, për sistemin e alarmit të shpejtë për ushqim dhe ushqimin për kafshë Rapid Alert Safety Food and Feed RASFF, e përkrahur nga Qeveria e Luxemburgut dhe e Kosovës, përmes projektit për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve HCDF(Human Capacity Development Facility). Mekanizmi RASFF u krijua për të siguruar shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur reagimin e shpejtë nga autoritetet e sigurisë ushqimore në rast të rreziqeve për shëndetin publik që vijnë nga zinxhiri ushqimor. Nga i cili merr njoftime dhe dërgon edhe AUV për të mbrojtur konsumatorët. Punëtoria do mbahet prej datës 29 maj – 01 qershor 2023.
Hapjen e punëtorisë e bëri Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu i cili pas fjalëve të mirëseardhjes për ekspertin nga Italia dhe koleget punonjës të AUV-së, u shpreh se: ‘’Zhvillimi i njohurive tona për RASFF në radhë të parë dot të jetë një e mirë qe do të ndikojë direkt në ruajtje të Shëndetit Publik’’. Ne kemi menaxhuar ne të kaluarën raste të ndryshme qe kanë buruar nga lajmërimi i këtij sistemi. Duam qe njohurit të zgjerohen, të rritet efikasiteti i veprimit të shpejtë. Në të njëjtën kohë të përdoret edhe si udhërrëfyes edhe për lajmërimet e brendshme qe na vijnë nga kanale të ndryshme komunikimi, përmes të cilave na dërgojnë sinjale konsumatorët dhe grupet tjera të interesit. Hapat qe ndiqen sipas procedurave të BE-së nga vendet anëtare në raste të incidenteve në sigurinë ushqimore. Dua qe njëjtë të veprojmë edhe ne si autoritet. Produktet ushqimore qe qarkullojnë ne tregun e Kosovës të jenë njëjtë të kontrolluara sikurse në vendet e BE-së.
Agjenda e këtij trajnimi do të jetë e ngjeshur me temat bosht për të pasur sukses reagimi në lajmërimet e RASff të prezantuara nga Mr. Mario Massaro – Ekspert. Fillimisht njoftim mbi RASFF në të shkuarën, të tashmen dhe zhvillimet në të ardhmen. Si një sistem qe u përshtatet situatave. Ligji e Përgjithshëm të Ushqimit 178/2002; rregulloret bazë. Për detyrimet e autoriteteve kompetente dhe Bizneseve qe merren me ushqim. Kur dhe si të krijohet një njoftim për vendimet qe duhet nxjerr ne rastet e rrezikut. Si duhet të bëhet vlerësimi i rrezikut, gjurmueshmëria efektive. Dallimi midis koncepteve të komunikimit withdrawal and recall. Mashtrimet me ushqime si dhe i gjithë sistemi u testua përmes ushtrimit praktik për menaxhimin në rastin e njoftimit.