AUV përgatit inspektorët për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes se Aftës Epizotike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Projekti i BE-së “Mbështetje në krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimi me kapitullin 12 të acquis”. Me datat 26 dhe 27 Prill 2023 ka organizuar “Ushtrim simulues për sëmundjen Afta Epizotike” E cila është Një nga sëmundjet infektive më të njohura nga e cila infekton kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte përgatitja e akterëve kryesor për menaxhimin e sëmundjes në rast të shpërthimit në vendin ton.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin veterinaret zyrtar nga AUV, zyrtar nga Policia e Kosovës, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, zyrtar nga Komuna e Prishtinës, veterinarët privat si dhe ekspertët nga BE-ja. Në ditën e parë ushtrimi është mbajtur në ambientet e zyrës ku është punuar në grupe punuese në parapërgatitjet për menaxhimin e sëmundjes në terren. Dita e dytë ka vazhduar me trajnimin praktik të mbajtur në fermë. Ku është demonstruar menaxhimi i sëmundjes pas lajmërimit të rastit të shpërthimit. Marrja e mostrave dhe dërgimi në laborator, procedurat e biosigurisë dhe masave në parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Koordinimi i bashkëpunimit mes Policisë se Kosovës , AME-së si dhe veterinarëve privat.

 

Sëmundja Afta epizotike është një sëmundje ndërkufitare e cila mund të përhapet shpejt.  Shkakton humbje të mëdha ekonomike në blegtori, prandaj për ta luftuar dhe parandaluar përhapjen duhet angazhim/koordinim i gjerë ndërinstitucional me qëllim bashkërendimin e veprimeve me kohë në terren.