Nën organizimin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë mbështetur nga projekti i Shëndetit te Kafshëve’’ financuar nga Bashkimi Evropian. Sot ishte dita e fundit e mbajtjes se workshopeve në 7 Regjione të Kosovës mbi praktikat e mira të menaxhimit të fermës përkujdesjen dhe mirëqenien e kafshëve. Përmes grupeve të kombinuar inspektor veterinarë praktika private veterinare dhe fermer u trajtuan temat me rendësi për ngritje të shëndetit të kafshëve dhe zhvillimit të duhur të fermave blegtorale. Ku edhe trajner ishin të kombinuar ndërkombëtar dhe vendorë.
Në takimin e fundit mbajtur në regjionin e Gjilanit u vizituan edhe nga Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu, i cili në fjalët e mirëseardhjes për pjesëmarrësit dhe falënderuese për mbështetësinë projektit BE bashkë me ekspertet ndërkombëtare. E vlerësoi lartë ndihmën e vazhdueshme në ngritje të nivelit të shëndetit veterinarë në vend. Tutje u shpreh se këto forma të kumbimit të trajnimeve nga ekspert vendorë dhe ndërkombëtar janë të duhurat për të marrë dijet e nevojshme për menaxhim me të mirë të fermës. E cila ka impakt edhe në ngritje të sigurisë ushqimore.
Trajnimet u mbajtën në regjionet: Pejë, Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj. Tema të trajnimit ishin Përkufizimet e mirëqenies së kafshëve të fermës dhe kërkesat ligjore. Mbajtja dhe strehimi i kafshëve të fermës, qasja e duhur në ujë dhe ushqim, trajtimi i rregullt mjekësor. Liria e lëvizjes dhe transporti i kafshëve. Rëndësia qe ka therje në thertore të licencuar. Ndikimi i mirëqenies se kafshëve në prodhimin e fermës dhe cilësinë e ushqimit të marrë nga bagëtia. Praktikat e mira të menaxhimit të fermës – elementet kryesore. Masat qe zbatohen nga fermerët.