Këtë vit është hera katërt qe shënohet Dita e Sigurisë Ushqimore në botë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbajti takime me departamentet e teknologjisë ushqimore të Universitetit të Prishtinës dhe UBT-së për të diskutuar rreth të arritura në fushën e sigurisë ushqimore në anën ekzekutive dhe atë akademike. Stafi drejtues bashkë profesor dhe student diskutuan për çështjet kryesore të sigurisë ushqimore qe e preokupojnë shoqërinë ton. Bashkëpunimin e ndërsjellë për të fuqizuar edhe me shumë sigurinë e ushqimit në vende.
Drejtori Ekzekutivi AUV-së z. Flamur Kadriu u shpreh se ndjehet i kënaqur qe sot në këtë datë të shënuar jam ne mesin a atyre qe përgatitin gjeneratat e reja të vendit qe do të jenë të kyçur direkt në prodhim apo kontroll të ushqimit. Ai tutje shtoi se: shëndeti i njerëzve është i lidhur ngushtë me shëndetin e kafshëve, bimëve dhe atë të mjedisit jetësor. Përderisa këto qëndrojnë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, apo kanë varësi mes vete. Nëse ne synim qendrorë kemi shëndetin njerëzor, kjo është e pa arritshme pa u kujdesur për shëndetin e kafshëve, bimëve dhe sigurinë e ushqimit. Andaj kërkohet bashkëpunim ndër sektorial mes autoriteteve të shëndetit të njerëzve universiteteve gjegjësisht fakulteteve të fushës, profesorëve studentëve dhe të gjithëve qe mund të kontribuojnë në edukimin shoqërorë mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.
Tutje z. Kadriu shtoi se: tani qe jemi në situata rreziku apo krize gjëja e parë qe vie në mendje tek njerëzit është furnizimi i mjaftueshëm me ushqim. COVID 19 dhe Lufta në Ukrainë krijuan çrregullime në zinxhirin e furnizimit me ushqim në gjithë globin. Sot nder prioritetet kryesore të çdo shteti është bërë sigurimi i mjaftueshëm i ushqimit për qytetaret e tyre dhe ai të jetë gjithmonë i sigurt. Profesorët jepen ide se bashkëpunimin duhet të jetë edhe me i afërt mes autoritetit dhe fakulteteve në shkëmbim të përvojave dhe dijeve. Profesorët ndanë përvojat e tyre akademike me qellim avancimin e sigurisë se ushqimit dhe ishin të hapur dhe ngiten debatin me studentet.
Siguria ushqimore është çështje nacionale dhe përtej saj, andaj të gjithë duhet angazhuar për të ushqyer sigurt gjeneratat e tanishme dhe ato qe do të vijnë.