Zv Drejtori Ekzekutiv AUV-së Naser Krasniqi, takoi Ministrin Mustafa për ti dhënë zgjidhje sa me të shpejt çështjes se qumështit

Sot në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u takuan Zv Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë z. Naser Krasniqi me Ministrin Besian Mustafa. Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër i Ministrit me të dhënat për sektorin e qumështit. Kontrollin në import dhe prodhuesit vendorë, numrin e mostrave të testuar dhe atyre të planifikuara për testim. Rrjedhën e zbatimit të Vendimit të MTI-së për ndalës e importit për produktet e qumështit me prezencë të Vajit të palmës dhe shtesat tjera të qumështit jo të freskët. Rritjen e kontrollit të produkteve në treg me theks të veçantë qumështin dhe produktet nga qumështi.

Ministri Mustafa kërkojë rigorozitet në kontroll kufitar për qumështin dhe produktet e qumështit. Mënyrën e deklarimit të saktë të përbërësve tjerë qe po u shtohen produkteve. E njëjta të vazhdohet edhe me prodhimet vendore. Ai shtoi se: përveç vendosjes se rregullit të tregtimit të produkteve ushqimore, qellim kryesor do të jetë edhe mbrojtja e konsumatorëve nga produktet me deklarim të rrejshëm të përbërjes. Është e drejt e patjetërsueshme e secilit konsumatorë të dijë informata e plota të saktë për përbërësit e produkteve qe blenë për të konsumuar. Z. Naser Krasniqi nga ana e tije, shprehi gatishmërinë qe në baza të rregullta ta njoftojë mbi të gjitha aktivitetet e kontrollit qe po zhvillohen ne teren çoftë ne nivel të kontrollit kufitar, çoftë  atij të brendshëm. U zotua se kërkesat e Ministrit do të inkorporohen në plane të kontrollit dhe ta rrisim frekuencën e marrjes se mostrave për të vërtetuar saktësinë e dekleracioneve të produkteve.

Problemi i fermerëve si prodhues dhe fabrikave përpunuese të qumështit ka marrë trajtim të shpejtë nga institucionet dhe do të bëhet zgjidhje e duhur. Do të rritet kontrolli për të ndikuar në vendosjen e rregullit në treg për produkte të qumështit dhe atyre të cilat kanë përbërës tjerë të yndyrës.