Këshilli Shkencor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë më datë 10 Shkurt mbajti takimin e parë për vitin 2020. Kryesuesi i Këshillit prof. Arben Mehmeti hapi takimin ku kërkoi nga anëtarët prezent miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar i cili u aprovua njëzëri. Në vazhdim të takimit kryesuesi njoftoi të pranishmit me pikat tjera të rendit të ditës të cilat filluan të diskutohen me radhë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në këtë takim morrën pjesë z. Kujtim Uka, Drejtor i LUV dhe z. Festim Rexhepi, Udhëheqës i Sektorit të Mbetjeve në Ushqim, të cilët prezantuan para anëtarëve të Këshillit Shkencor planet e punës së drejtorive të agjencisë dhe planet e kontrolleve zyrtare, monitorimit të mbetjeve dhe monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive të kafshëve për vitin 2020.
Në vazhdën e takimit, anëtarët e Këshillit Shkencor shtruan disa pyetje për zyrtarët e agjencisë rreth prezantimit të materialit nga ana e tyre, me fokus në numrin e mostrave që janë planifikuar të merren dhe kapacitetet e agjencisë për implementimin e planeve.
Këshilli Shkencor më tej vazhdoi me diskutimet për aktivitetet e planifikuara për vitin 2020.