Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë përfitoj një trajnim 5 ditorë për stafin e sektorit të Mikrobiologjisë së Ushqimit nga data 16-20.09.2019, nën organizimin e TAIEX-it, me temën “Misioni i ekspertëve për zhvillimin e metodave laboratorike të testimit për përmirësimin e sigurisë ushqimore, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe rritjen e mbrojtjes së konsumatorit”. Trajnimi u tregua frytdhënës falë ekspertëve nga Instituti Arsimor i Shëndetit Publik “Andrea Shtampar” nga Zagrebi i Kroacisë, Prof. Dr. Ivančica Kovaček, udhëheqëse e Laboratorit të Mikrobiologjisë, Zdenko Mlinar ekspert i Laboratorit si dhe Vedran Prahin ekspert i asocuar.
Ata u fokusuan në valdimin dhe verifikimin e metodave testuese kualitative dhe kuantitative në mikrobiologji, si dhe nxjerrjen e bazës së dokumenteve të nevojshme për validim dhe verifikim siç është Udhëzuesi i testimit të mostrave NMKL procedura nr. 12 (2014), Teknikat e mostrimit për testimet mikrobiologjike të mostrave të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë ISO/TS 17728:2015; CEN ISO/TS 17728:2015. Poashtu janë ofruar të dhëna të rëndësishme lidhur me parametrat e validimit si specifiteti, saktësia, ripërseritëshmeria si dhe pasigurinë e matjes per metodat kuantitative. Ku me një punë ekipore dhe bashkëpunuese mes eksperteve të huaj dhe tyre lokal janë provuar në simulim.
Testet interlaboratorike, testi i zotësisë, organizimi i testeve të zotësisë, evaluimi i rezultateve, përcjellja e trendit të analizës, përgatitja e raportit analitik për metodat cilësore dhe sasiore, përgjegjësitë, struktura të raportit të testit, rezultatet e provës (pasiguria e matjes), Deklarata e konformitetit, Shpërndarja (dorëzimi) dhe arkivimi, modifikime, shtesat dhe tërheqja e dokumenteve. Ishin të një rëndësie të veçanet të cilat përmbushin një nga kushtet kryesore te standardit ISO 17025 përmes së cilave garantohet cilësi në testimin e mostrave. Falë kësaj ndihme dhe bashkëpunimit me organizatën Evropiane TAIEX, Laboratori ka përfituar edhe shumë vizita të ndërsjella nga ekspert të njohur ndërkombëtar. këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me TAIEX i është mirënjohës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.