Më datë 25 Maj, Major David R. Marquez, Shef i Shërbimit Veterinar të Kampit Bondsteel të kontingjentit të KFOR-it amerikan vizitoj AUV-në për rritur bashkëpunimin mes dy organizatave me qellim të ngritjes se nivelit shëndetësor të kafshëve ne Kosovë. Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci i uroi mirëseardhje dhe i prezantoi të përmbledhura informatat kryesore rreth AUV-së, mandatin, misionin, fushëveprimtarinë dhe aktivitetet e saj ditore për në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik duke garantuar sigurinë ushqimore. Dr. Gjinovci tutje vlerësoj se politikat e për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit të bimëve janë kyçe për sigurinë publike dhe ushqimore, në vazhdimësi realizojmë punë për të kontribuar në mbrojtëje të shëndetit të kafshëve fushë në të cilën mund të bashkëpunojmë. Përmes programeve të ndryshme të parandalimit, luftimit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve infektive të kafshëve, në vazhdimësi në rajon jemi të paret në shumë projektet të zbatuara deri më tani dhe ato në realizim e sipër.
Shefi i Shërbimit Veterinar Major Marquez e falënderoi z. Gjinovci për mikpritjen dhe u shpreh që në të ardhmen të identifikohen aktivitetet prioritare për t’i hapur rrugë bashkëpunimit me interes në mbrojtjen e shëndetit publik ndaj kërcënimeve potenciale që mund të vijnë nga kafshët me sëmundje infektive. Ky takim miqësor të jetë nisme për bashkëpunim në fushën e shërbimeve veterinare. Njëkohësisht Majori David Marquez e ftoi z. Gjinovci për një vizitë në Kampin Bondsteel e cila u mirëprit me kënaqësi.