Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, vizitoi AUV-në, me rastin e lansimit të sistemit elektronik të shërbimeve

Projekti i sistemit elektronik të shërbimeve i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës i mbështetur nga USAID-i, për AUV-në ndikon në kryerje të shpejta të shërbimeve përmes pagesave elektronike e cila në të njëjtën kohë rrit sigurinë në pagesa dhe transparencë. Tani në kohë reale është  qasja në të gjitha shërbimet e pagesave në të gjithë sektorët, ata kufitar  dhe të brendshëm. Në të njëjtën kohë ofron informata  për të gjitha produktet ushqimore që importohen dhe kalojnë në pikë kalimet kufitare. Ky sistem elektronik ka një multifunksionalitet i cili ndikon shumë në punën e AUV-së e cila përkthehet në rritje të transparencës dhe sigurisë për konsumatorët.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Dr. Valdet Gjinovci, i uroj mirëseardhje ambasadorit Delawie, duke e falënderuar për vizitë me rastin e lansimit të projektit të sistemit elektronik të shërbimeve të AUV-së duke shprehur mirënjohje për financimin e këtij projekti shumë të domosdoshëm për Kosovën.  Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësinë e Agjencisë, gjithmonë duke respektuar parimin e analizës së rrezikut, kujdesit, transparencës, mbrojtjes se shëndetit publik dhe interesit të konsumatorit është paraqitur nevoja për sisteme më të avancuara të teknologjisë informative në pikat inspektuese kufitare, lidhur me sistemin e raportimit mbi kontrollin, menaxhimin financiar dhe sistemet e përgjithshme për kontrollin e ushqimit, ka lindur nevojë urgjente që të përmirësohen kapacitetet tona në hap me kohën me një sistem të avancuar të TI (teknologjisë informative).

Raportet statistikore përpiloheshin në mënyrë manuale, duke rezultuar më mundësi në gabime, dhe nuk ekzistonte një ndërlidhje e aktiviteteve të kontrollit kufitar ndërmjet AUV-së, Agjenteve Doganor dhe Doganës së Kosovës.  Pas hyrjes në zbatim të sistemit elektronik gjithëpërfshirës, tani kemi qasje në kohë reale në aktivitetet ditore të kontrollit kufitar, transaksioneve financiare në baza ditore, të dhëna statistikore të sakta mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore, ku të dhënat përpilohen në mënyrë të saktë dhe në kohë reale. Siç mund të imagjinoni kjo ka mundësuar krijimin e një sistemi i cili është shumë më efikas, i dobishëm dhe tërësisht transparent dhe se krijimi i sistemit të ri elektronik do të ndikojë në rritjen e rezultateve pozitive shtoi Dr. Gjinovci.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z. Greg Delawie u shpreh se:

Ky sistem i ri elektronik do t’i mundësojnë agjencisë të përmirësoj transparencën dhe sigurinë në shëndetin e qytetarëve. Më vjen mirë që sistemi i ri është punuar në Kosovë. Është e qartë se ky sistem lehtëson punën, por çka është më e rëndësishme i mbron konsumatorët kosovarë. Kjo është një fushë e re dhe mua më vjen mirë që po i ndihmojmë agjencisë”. Në vazhdimësi kemi përkrahur Ketë autoritet qe të ndikojmë në rritje të kualitetit të shërbime. Jam i kënaqur që projekti është realizuar sipas planit të paraparë dhe menjëherë është futur në funksion.

AUV si Autoritet Kompetent për sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe bimore ne kontrollin e importit por edhe të OBU-ve, konsideronte se ka lindur nevojë urgjente që të përmirësohen kapacitetet tona në hap me kohën me një sistem të avancuar të TI (teknologjisë informative). Edhe kësaj radhe falë bashkëpunimit të mirë në vazhdimësi, nga USAID-i mori mbështetje për vendosjen e sistemit informativ i cili ishte i domosdoshëm, sistem i krijuar veçanërisht për nevojat e AUV-së. Para futjes në zbatim të këtij sistemi të TI, raportet financiare përgatiteshin dhe dorëzoheshin me letra një herë në muaj për t’u verifikuar në muajin vijues.