Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim organizoj një trajnim dy ditorë me temë: Praktikat e mira për mbrojtjen e shëndetit pyjor dhe zbatimi i standardeve fitosanitare ndërkombëtare. Përfitues të këtij trajnimi ishin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Pyjore e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Instituti Bujqësorë i Kosovës. Të gjitha autoritetet shtetërore kompetente për ruajtjen e shëndetit të pyjeve së bashku, nën ligjërimin e ekspertëve dhe vizitave praktike në teren, u njohën me punët e njëra tjetrës. Me praktikat e mira që duhet ndjekur sipas standardeve ndërkombëtare dhe koordinimi për të siguruara shëndet sa me të mirë të pyjeve të Kosovës.
Ligjëratat kryesisht u fokusuan në temat të cilat janë kruciale që lidhen direkt me mbrojtje të pyjeve, duke filluar nga materiali gjenetik, vlerësimi i tokës për mbjellje, kultivimit i materialit fidanor pyjor, procedurat mbjelljes së fidanëve deri të ruajtja shëndetësore e pyjeve. Fillimisht procedurat e kontrollit kufitar sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare, kontrolli i brendshëm në të gjitha fazat e zhvillimit të drunjve pyjor. Prerja e kontrolluar e pyjeve, sharrat apo trajtimet pas prerjes, paketimet për tregtim dhe në fund ripyllëzimet.
Mbrojtja e bimëve nga sëmundjet apo dëmtuesit u prezantua në teori dhe praktik si tema boshtore e gjithë trajnimit. U fillua me rolin e inspektorit fitosanitar kufitar, mbi procedurat e kontrollit të dokumentacionit i cili garanton gjendjen shëndetësore për lejim për hyrje në kufi. Procedurat e marrjes së mostrave dhe kontrolli fizik bazuar në katalogët ndërkombëtare mbi kujdesin ndaj llojeve të dëmtuesve dhe sëmundjeve karantinë. Një rëndësi e veçante i’u kushtuat Institutit të Pyjeve të Kosovës në Pejë, ku të gjithë pjesëmarrësit u njoftuan mbi zhvillimet e fundit në këtë institut, i cili fal disa donacioneve dhe investimeve të shtetit është pajisur me aparatura moderne për kryerje të analizave laboratorike në fushën pyjore. Në të ardhmen pas angazhimit të stafit dhe zhvillimit të metodave laboratorike do të jetë adresa kryesore e detektimit të gjitha dyshimeve mbi sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve. Ky institut i kërkimorë shkencor do të kryej analiza edhe të mostrave të marra nga inspektorët fitosanitar të
AUV-së. Vizita e fundit i’u bë fidanishtes pyjore në Pejë.
Inspektorati Fitosanitar Kufitar si dhe Inspektorati Fitosanitar i AUV-së, si autoriteti më i lartë ekzekutiv në vend për ruajtjen e shëndetit të bimëve përmes kontrollit kufitar të të gjitha ngarkesave në fushën e bimëve nga materiale gjenetik deri të produktet finale. Përmes këtij trajnimi shkëmbej përvoja nga praktikat me të mira të vendeve që janë lider në fushën e mbrojtjes së bimëve, vende këto të cilat kanë krijuar rregulla ku përmes zbatueshmërisë së tyre garantohet shëndeti i bimëve, ku njëherit morëm njohuri mbi risitë e llojeve dhe paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve. Inspektorët Fitosanitar morën njohuri të mira mbi kontrollin që duhet të ushtrojnë tek operatoret e bizneseve që merren me kultivimin e bimëve pyjore dhe dekorative, ku duhen pajisur me çertifikata shëndetësore sipas kritereve ndërkombëtare të cilat pranohen në të gjitha shtete ku ne eksportojmë.
Kryeshefi Ekzekutiv Valdet Gjinovci, në emër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, falënderon FAO-n për mbështetjen që ky institucion ka ofruar në të kaluarën dhe është duke vazhduar për ngritjen e mëtutjeshme të Autoriteti të Kosovës për Ushqim dhe Veterinari. Ne tani jemi të gëzuar se jemi përfitues të shumë projekteve dhe investimeve që i ofron FAO, e që kontribuojnë për të mirën e shëndetit të qytetareve të Kosovës. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të ngritët në nivelin e të çenurit anëtarë i familjes së madhe në botë të quajtur FAO. Me përkushtim të plotë do të punojmë që të arrijmë këtë synim të shumë dëshiruar për AUV-në dhe për Kosovën.