Banka Botërore përmes disa projekteve në të kaluarën ka mbështetur AUV-në, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe tutje. Dr. Valdet Gjinovci gjatë takimit të mbajtur me datë 25.05.2015 ( e Hënë), shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhduar dhënë nga institucioni i Bankës Botërore, ndihmë kjo që ka dhënë rezultate në avancimin e Autoritetit.
Do të mirëpresim ndihmën edhe në të ardhmen si partner serioz në zhvillim. Zyrtaret e Bankës Botërore ishin të kënaqur me të arriturat e AUV-së, sidomos me të arriturat në projektet bashkëpunuese.
U premtua mbështetja në projekte të ndryshme për të ngritur kontrollin në siguri të ushqimit dhe shëndetit të kafshëve.