Sot Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Valdet Gjinovci monitoroj për së afërmi, fillimin aksionit të repelimit të kafshëve kundër rriqrave në komunën e Malishevës dhe fshatrave përreth. Bazuar në Planin Nacional të luftimit të sëmundjes së etheve hemorragjike (Krime Kongo), AUV ka marrë për sipër që të bëjë repelimin e kafshëve në të gjitha fermat blegtorale të zonës së shpallur si e rrezikuar nga kjo sëmundje. Kjo është një masë preventive e parandalimit të përhapjes se sëmundjes.
Fillimi i pranverës është faza kur rriqrat fillojnë të shumohen. Ndërsa kafshët janë vatra më e favorshme për shumim pasi që rriqrat ushqehen me gjakun e kafshëve. Andaj si masë preventive për të penguar shumimin e tyre është përcaktuar masa e repelimit si masë efektive në çrrënjosjen e tyre. Fermat janë hapësirat ku njerëzit janë të predispozuar në kontakt me rriqrat. Për të evituar këtë me qëllim që të kemi sa më pak njerëz të infektuar nga pickimet jemi duke ndërmarrë të gjitha masat me kohë.
Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Gjinovci e vlerësoj lartë punën që është duke u bërë nga kompania e kontraktuar e cila në të njëjtën kohë po monitorohet edhe nga organet komunale. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derë me derë në të gjitha fermat blegtorale. Do të rebelohen të gjitha kafshët e zonës. Qytetaret janë duke e mirëpritur intervenimin e autoriteteve shtetërore për t’u ruajtur shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Ky është viti i dytë që AUV përkrah këtë zonë nga buxheti shtetëror në luftimin e kësaj sëmundje. Projekti do të vazhdojë edhe në vitet në vijim .