Aksion për zbatim e ligjit të duhanit ne Ferizaj

Duke u bazuar në gjendjen e përgjithshme në Regjionin e Ferizajt  në veçanti në qytetin e Ferizajt bazuar edhe ne numrin e ankesave të qytetarëve –konsumatorëve për mos respektimin e Ligjit të Duhanit në hapsirat e mbyllura publike. Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëveprim me Inspektorët Sanitar të Komunave brenda Regjionit të Ferizajt  edhe në asistencë të Policisë së Kosovës ka organizuar aksion të jashtëzakonshëm për kontrollin e subjekteve shërbyese kafiteri, bare restauronte Hoteliere.

Në këtë aksion janë inspektuar 58 subjekte afariste ku Inspektoret kanë konstatuar gjendjen faktike në terren dhe në një numër të theksuar  të këtyre lokaleve është hasur në duhan pirës qe  ishin në kundershtim me Ligjin për kontrollin e duhanit  nr.04/L-156

Këtyre subjekteve ju është tërhequr vërejtja  për respektimin e domosdoshëm të Ligjit ,me procesverbal është shënuar gjendja faktike varësish prej shkeljes së ligjit, këtyre subjekteve ju janë dhënë urdhëresa  për respektimin e Ligjit  për kontrollin e duhanit përderisa fletëparaqitjet e tyre do tu dërgohen për Gjykatat themelore për kundërvajtje.

Inspektorët përgjegjës si udhëheqës të grupeve  të caktuar  ne aksion që kanë qenë në terren, janë duke përgatitur  lendet për personat fizik dhe juridik përgjegjës për ti proceduar më tutje në Gjykatat. Të te gjithë ku janë evidentuar shkelje ligjore lëndët do të procedohen për gjykatë.

Aksione të ngjashme do të zhvillohen në vazhdimësi edhe në komunat tjera ne tërë territorin e Republikës se Kosovës duke pasur për detyrë qëllimin e vetëm mbrojtje e shëndetit dhe krijimin e ambientit pa tym duhani. Të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë ligjin do të ndëshkohen. AUV në bashkëpunim me inspektoret e komunave gjithmonë janë ne terren duke mbikëqyrur zbatuëshmerinë e respektimit të ligjit të duhanit. Falënderojmë qytetaret të cilët kanë lajmëruar një numër të madhe te rasteve të shkeljes se ligjit ku për të gjitha këto ne kemi ndërmarrë masat e duhura.