Në kuadër të këtyre aktiviteteve inspektorët tatimor dhe ata veterinar janë duke bërë inspektimin e përbashkët për të kontrolluar tregun e mishit.
Në një takim të mbajtur në zyrat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në të cilin ishin pjesëmarrës Kryeshefi i AUV-së Valdet Gjinovci, Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti dhe Udhëheqësi i departamentit të Pikë kalimeve kufitare dhe MIK Agim Nika, është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve për trajtimin e këtij sektori.
Kryeshefi i AUV njoftoi për aktivitete e Agjencionit dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje përmes ofrimit të të dhënave lidhur me raportimin e therjeve të kafshëve të gjalla, mënyrën e verifikimit të sasisë se mishit në mishtore dhe dyqane tjera të mishit përmes certifikatave te therjeve, me të dhënat për numrin e lëkurave qe tregtohen brenda vendit deri të kompanitë eksportuese vendore. Bashkëpunimi me të dhëna statistikore është një ndër elementet kyçe të sistemit të kontrollit të ushqimeve qe ndihmon ne ruajtjen e shëndetit publik ne Kosovë.
Ndërsa Drejtori i Administrata Tatimore e Kosovës potencoi se ATK do të planifikojë aktivitete shtesë për përcjelljen e zinxhirit të dyqaneve të mishit (mishtoreve), restoranteve, hoteleve, në funksion të vlerësimit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe gjithashtu do të ndërmarr veprime ligjore për trajtimin e barabartë të të gjitha subjekteve të këtij sektori.
Përfaqësuesi i Doganës siguroi po ashtu se do të intensifikojnë mbështetjen në kuadër të këtij bashkëpunimi me theks të posaçëm monitorimi e pike kalimeve kufitare.
Ky bashkëpunim do të ndihmoj në arritjen e synimeve tona kryesore dhe realizimin e objektivave të institucioneve tona që janë luftimi i evazionit fiskal dhe ruajtja e shëndetit publik të konsumatorëve dhe gjithashtu për të krijuar një konkurrencë të drejtë dhe të barabartë për të gjitha bizneset.