Drejtoria e Akreditimit të Kosovës me ftesën e AUV-së është duke i zhvilluar vizitat e para vlerësuese për akreditim te Laboratorit te Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vitet e fundit ka rritur numrin e stafit ne bazë të nevojave për drejtimet ne fushat e caktuara për kryerjen e analizave. Stafi i angazhuar i gjithi është me kualifikim superior dhe i drejtimeve përkatëse.
Pajisjet janë të teknologjisë me te avancuar ne rajon dhe nga këto investime deri me tani kemi analizuar një numër shumë të madhe të mostrave ne shumë metoda të cilat i kemi verifikuar dhe kemi dëshmuar ne saktësi te lartë në rezultateve. Për të qen rezultatet valide ndërkombëtarisht por edhe sipas kërkesave ligjore kërkohet qe laboratori të akreditohet.
Sot të dy udhëheqësit, Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së si nikoqir dhe Ibush Luzha Drejtor i DAK-së mbajtën takim të përbashkët me komisionin e zyrtareve vlerësues nga DAK si dhe udhëheqjen e laboratorit. Z. Gjinovci ju uroj mirëseardhje dhe gatishmëri për të përkrahur laboratorin në të gjitha mangësitë qe komisioni kërkon të evitohen. Ndërsa z. Luzha tha qe do ta ndjen veten të privilegjuar qe do ta kenë mundësin e vlerësimit të një institucioni të rëndësishëm shtetëror nga puna e tij varet shëndeti i përgjithshëm publik ne vend.
Gjatë procesit të akreditimit do të bëhet vlerësimi i sistemit te menaxhimit te cilësisë dhe punës teknike ne laboratoriku të gjitha do të prezantohen përmes materialit të dokumentuar mbi procedurat e metodave te analizave dokumentet mbi validimin dhe kalibrimin e pajisjeve. Kontratat me kompanitë profesionale te licencuara nga prodhuesit e tyre për servisimin e pajisjeve.
Dëshmitë mbi vërtetimin e analizave përmes mostrave testuese referente te dërguara jashtë vendit ne laboratorë të akredituara dhe të njohura ndërkombëtarisht. Trajnimet e stafit te përfituara deri me tani dhe planet e trajnimeve për te ardhmen. Procedurat e pranimit, procedimit dhe testimit të mostrave. Manualet për cilësi dhe shumë dokumente tjera qe dëshmojnë për punë qe duhet njohur apo akreditur.
Laboratori fillimisht ka aplikuar për akreditim me metodat qe i ka te zhvilluara dhe për te cilat mund të dëshmoj se mund ti kryej . do të vazhdojmë me aplikim edhe për metoda të tjera varësisht nga dinamika e avancimit në laborator. Po ashtu sugjerimet e komisionit do të jenë një udhërrëfyes i mirë për punën qe duhet bërë ne te ardhmen.