Me datë 19.09.2013, ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Kryeshefi Ekzekutiv Valdet Gjinovci priti Ambasadoren Amerikane, znj. Tracey Anne Jacobson, Ambasadorin e Mbretërisë se Norvegjisë z. Jan Braathu dhe Ministrin e MBPZHR z. Blerand Stavileci.
Dr Gjinovci pasi shprehu mirëseardhje dhe falenderim për vizitën e tyre në institucionin qe ai e udhëheq. Shpalosi para tyre një përmbledhje të shkurtër për punën dhe te arriturat e AUV-se. Për planet dhe politikat e arritjes se synimeve për të garantuar ushqime të sigurta për qytetaret e vendit si konsumatorë. Përfshirë ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshëve. Të cilat janë indikatorë bazë për cilësinë e ushqimit me prejardhje shtazore. Ne zhvillimet dhe të arriturat sa i përket kontrollit fitosnitar të bimëve dhe ushqimeve me prejardhje bimore. Ku të gjitha këto janë ne përputhje me standardet e BE-së”. Me tej shtojë se ne si autoritet kemi qen të gatshëm dhe do të jemi për të përkrahur secilën nismë apo projekt i cili do të kontribuoj ne shëndetin e përgjithshëm publik
Jam këtu nismëtar dhe dëshmitar që përmes projekteve të dhëna nga shtete dhe organizata të ndryshme botërore kemi arritur ndryshime të mëdha. Kjo dëshmohet në veçanti me projektin “Transparenca dhe Neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit, nga fermerët në Kosovë”, dhënë nga USAID-i, me te cilin kemi ndikuar në ngritjen e cilësisë së produkteve sidomos të qumështit, ku në kuadër të kësaj janë trajnuar fermerët dhe janë nxitur nga politikat shtetërore të subvencionimit në aplikimin e praktikave të mira higjienike në fermë. Ku nga kjo konsumatoret do ta kenë një produktë bazë ushqimorë vendorë shumë më të shëndetshëm, tha Gjinovci. Mysafirët qe nderuan autoritetin tonë sot janë bashkëpjesëmarrës dhe ndihmues direkt të arritjes se rezultatit të synuar.
Ambasadorja Amerikane, znj. Tracey Anne Jacobson u ndje mirë qe nga ky program Agjencia e Ushqimit t’a ketë mundësinë ta kontrolloj edhe me mire cilësinë e qumështit te papërpunuar. Ajo tha se , kjo Agjenci ka arritur qe gjate këtyre viteve t’i shtoj edhe kontrollet ne të gjitha fushat ku ajo vepron dhe kjo është e mirë për qytetaret këtu.
Kurse Ambasadori i Norvegjisë z. Jan Braathu, përmendi mbështetjen e dhen nga Mbretëria Norvegjeze për zhvillimin e sektorit te Bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje edhe ne te ardhmen.
Kurse, Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci theksoi se “ Sektori i qumështit është njeri prej sektorëve qe ka shënuar përparim me te madh në bujqësi, pasi kemi rritur edhe investimet dhe tashme shihen rezultatet nga të gjithë.
Projekti për analizimin e mostrave te qumështit është mundësuar nga MBPZHR-së, Solidar Suiss, USAID-KPEP, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatat Përpunuese të Qumështit.
Pas mbajtjes se fjalimeve dhe prezantimeve të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv Dr Valdet Gjinovci dhe Drejtori i Laboratorit z. Xhemajl Dervishi prezantuan para ambasadorëve dhe Ministrit hapësirat dhe pajisjet e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë ku u njohën për se afërmi me punën qe është duk u zhvilluar atje. Ata ishin shumë të kënaqur me të arriturat e këtij institucion qe edhe pse i ri është aftësuar me staf dhe pajisje për analizim në shumë parametra qe kërkohen për të vetëtuar gjendjen faktike të produkteve ushqimore dhe shëndetësore të kafshëve.