DCE projekti i financuar nga Bashkimi Evropian me kërkesën e Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve ka angazhuar ekspertë nga vende të ndryshme për trajnimin e praktikave veterinare private për mënyrat e mira të hulumtimit dhe diagnostifikimit të sëmundjes mortaja klasike e derrave. Trajnimet janë mbajtur ne dy regjione ku kryesisht ku ka shtrirje te kafshëve popullatës se derrave. Inspektorët veterinarë të AUV-së dhe zyrtaret nga DSHMK kanë ndjekur këto trajnime për tu njohur me risit shkencore qa kanë sjellë ekspert nga institute me renome botërore lidhur me zbulimin dhe luftimin e sëmundjes.
Në mënyrë të detajuar nga momenti i hyrjes ne fermë mbajtja shënim e të dhënave qe janë te nevojshme për hulumtim deri të marrja e rezultatit nga laboratori është prezantuar dhe elaboruar edhe praktikisht. Një veterinarë duhet të mendoj një planë para se të shkojë në fermë. Duhet ti parasheh të gjitha rreziqet qe mund ti hasë gjatë procedurës se hulumtimit dhe marrjes se mostrës se gjakut. Mbajtja shënim e të gjitha detajeve qe nga hyrja ne fermë, historikun e fermës, përshkrimin e gjendjes shëndetësore të kafshëve nëse vëren ndonjë ndryshim qe është jo karakteristik për kafshët e shëndosha. Mënyra e selektimit të kafshëve nga të cilat duhet nxjerr gjaku. Ruajtja dhe transportimi i mostrës deri ne laborator bashkë me raportin përcjellës
Procedura e nxjerrjes se gjakut tek derrat është me e vështirë se në kafshët tjera pasi qe është vështir të vërehen venat e gjakut. U dhanë shpjegime se ku dhe ne cilën pjesë të trupit është me e lehtë të nxirret gjaku, ku është me pak e rrezikshme për ta lënduar atë dhe ku është me humane me pak e dhimbshme për kafshën. Një kujdes i veçante duhet kushtuar edhe mënyrës se fiksimit , kohës se marrjes se mostrës për të shkaktuar sa me pak stres tek kafsha qe mos te vije deri tek ngordhja eventuale qe është rrezik i vogël. Të gjitha këto u praktikuan bashkërisht eksperte dhe praktikat veterinare private te terrenit ne dy ferma njëra ne regjionin e Pejës dhe tjetra ne regjionin e Gjilanit.
Ndihma dhënë nga ekspertet është shumë e mirëseardhur për autoritetin tonë qe është përgjegjëse ne luftimin e sëmundjeve të kafshëve. Njohurit dhënë praktikave tona veterinare ne terren dë të thotë qe ne do të kemi mostra reprezentative nga të cilat mund të nxjerrim rezultate të sakta mbi gjendjen shëndetësore të derrave qe gjenden ne vend. Nga këto trajnime kanë përfituar edhe komunitete pakicë të cilët janë mbajtës të derrave.