Asgjësohen 8,950 litra alkool i kontrabanduar

Sot me datë 04.03.2012 u  asgjësuan  8.950 L alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar nga Policia dhe Doganat e Kosovës. E gjithë kjo sasi e alkoolit është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës . Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar ne depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive ne MIK.

Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit  ( MIK) është duke treguar sukses ne parandalimin e tregtimit apo shitjes se gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollës zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga  inspektoret  e AUV-se. Këto alkoole ne momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre , certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit, disa nga to nuk kanë pas deklaracion të produktit. Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz. Andaj ftojmë të gjithë qytetaret qe hasin ne treg produkte të dyshimta pa dokumentacion të njoftojnë organet shtetërore për siguri publike.