U nënshkrua memorandum mirëkuptimi me Komunën e Gjilanit për transferim të inspektoreve

Me datë 21.02.2013 u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes të Dr Valdet Gjinovci,  Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Kryetarit të Komunës se Gjilanit z. Qemajl Mustafa për transferimin e inspektoreve komunalë sanitar, fitosanitar dhe veterinarë në AUV. Të dy udhëheqësit falënderuan njeri tjetrin për bashkëpunimin e vazhdueshëm qe kanë pas deri me tani dhe i cili do te vazhdoi edhe ne te ardhmen me intensitete edhe më të lartë. Për të arritur qëllimin e përbashkët për të i’u ofruar qytetareve gjilanas ushqime të sigurta dhe mirë të kontrolluara.

Ky transferim do t’a rris intensitetin e punës së inspektoreve pasi që nga tani ata do të jenë të koordinuar përmes planeve nacionale të kontrollit dhe mostrimit të AUV-së. Do t’i marrin edhe të gjitha obligimet që dalin përmes kërkesave që parashtrohen nga Kuvendi Komunal i Gjilanit duke vepruar gjithmonë në kohë sa herë që paraqitet nevoja për mbrojtjen e shëndetit të qytetareve përmes ushqimeve të sigurta. Të dy krerët u dakorduan që bashkëpunimin zyrtar kryesisht do t’a organizojnë përmes koordinatorit të zyrës regjionale të AUV-së të Gjilanit i cili përmes formave të ndryshme do të raportoj edhe te Kryetari i Komunës apo tek drejtorët përgjegjës.