Sot me date 15.02.2013 ne ambientet e Kuvendit Komunal të Pejës u nënshkrua memorandum i dyte i mirëkuptimit qe AUV finalizoj.
Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci u falënderua për gjetjen e kompromisit për transferimin e Inspektoreve sanitar, fitosanitar dhe veterinar te Komunës se Pejës ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë njeherit shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit te Komunës se Pejës Z. Ali Berisha i cili gjithmonë ka qen bashkëpunues dhe përkrahës ne te gjitha projektet dhe angazhimet qe ka pas Autoriteti i ushqimit ne komunën e Pejës. Tani me themelimin e zyrës regjionale te AUV-se ne Pejë do te kemi lidhje edhe me te afërt me nivelin lokal te qeverisjes ku gjithmonë do te punojmë se bashku do te marrim te gjitha obligimet qe na paraqiten për te ruajtur shëndetin e qytetareve pejan përmes ushqimeve te sigurta.
Z. Berisha uroj qe ky transferim te rris angazhimin e kontrollit ushqimor qe qytetaret ta ndjejnë veten me te sigurte ne ushqimet qe konsumojnë. Gjithmonë me AUV kemi gjet gjuhen e përbashkët për te nxjerr rezultate sa me te mira ne punë uroj qe kjo te vazhdoj dhe te rritet. Këta inspektor me hierarki do te kalojnë ne nivel qendror por me punë do mbesin këtu dhe do te organizohen me mirë pasi për shkak te kompleksitetit qe ka kjo fushë, ndjeshmërisë qe paraqet një udhëheqje komplete zinxhir, uroje qe te jetë ne te mirë te Pejës dhe interesave nacionale shtetërore.
Memorandumin e nënshkruan dy udhëheqësit e dy institucioneve. Për AUV-ne Dr. Valdet Gjinovci Kryeshefi Ekzekutiv, për Komunën e Pejës Kryetari Z. Ali Berisha.