Sot ne Kuvendin Komunal në Mitrovicë, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për transferimin e inspektoreve sanitar, fitosanirtar dhe veterinarë të komunës ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) marrëveshja u nënshkrua nga Dr Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së dhe Z. Avni Kastrati, Kryetar i Komunës se Mitrovicës.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lartë në Kosovë për kontrolle të ushqimit, shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve është duke punuar me intensitet te lartë drejtë arritjes se një sistemi më të avancuar të kontrollit ushqimore i cili do të ishte i krahasueshëm edhe me vendet më të zhvilluara ku do të ju garantohej qytetarëve të Republikës së Kosovës se janë duke konsumuar produkte të sigurta e cilësore që do të ndikojë direkt në shëndetin e tyre.
Kontrolli ushqimorë për të qenë i plotë duhet të jetë një zinxhir i pandashëm nga ferma ne tryezë, e për produktet e importuara nga kontrolli ne pikën kufitare deri në shportën e qytetareve. Për të mos pasur shkëputje ky zinxhir kërkohet që të jetë një autoritet i vetëm qe mban përgjegjësinë për të gjithë sistemin.
Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci para nënshkrimit të memorandumit të parë që po fillon me Komunën e Mitrovicës, fillimisht shprehu falënderimin ndaj kryetarit Z. Avni Kastrati për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për krijimin e zyrave të Agjencisë ne Mitrovicë, për punët dhe aktivitetet e përbashkëta që kemi pas deri me tani dhe u shpreh se, ky transferim do të na mundësoj që praktikisht të kemi një autoritet qe do ta ketë gjithçka nen kontroll ne fushën e sigurisë ushqimore. Bazuar në këtë dhe ligjin për ushqim por edhe ne përmbushjen e kritereve për integrime Evropiane kërkohet qe Inspektorët sanitar, fitosanitar dhe veterinar komunal të kalojnë ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kjo do ta heq edhe një vërejtjeje të vazhdueshme qe marrim nga institucionet ndërkombëtare për unifikimin e kontrollit të ushqimit. Me tej të dy nënshkruesit e memorandumit u pajtuan se do ti gjejnë bashkërisht format dhe modalitetet e raportimit të zyrave tona në komunat ku ato veprojnë ndaj zyrtareve të caktuar komunal dhe me kohë AUV do të njoftojë për aktivitetet ne teren. Po ashtu, AUV do të jetë përgjegjës qe të veprojmë në të gjitha kërkesat e konsumatoreve dhe fermerëve qytetarë të komunës tuaj. Nëse ka ndonjë kërkesë apo angazhim shtesë që kërkohet direkt nga institucionet komunale do të kordionohemi dhe do të realizojmë gjithçka që kërkohet e që i kontribuon interesit nacional. Pjesë shumë e rëndësishme e kontrollit ushqimor janë planet nacionale që kemi ne, së pari të regjistrimit të bizneseve ushqimore pastaj plani nacional i kontrollit dhe mostrimit përmes të cilëve krijohet mundësia me e lehtë e gjurmueshmerisë se një produkti dhe komunikimit të rrezikut. Të gjitha këto janë të pamundura kur kemi dy inspektorate qe i përgjigjën dy niveleve qeverisëse. Për bizneset do te krijohet një klime me e favorshme pasi qe nuk do te ketë kontrollohen nga dy inspektorate te njëjta.
Kryetari i Komunës se Mitrovicës Z. Kastrati u falënderua ndaj bashkëpunimit dhe punës të përbashkët me AUV-në qe kemi pas deri me tani në praktikë qe u kemi dalë në ndihmë qytetareve për mbrojtjen e shëndetit të tyre përmes ushqimeve të sigurta. Kërkoj që edhe me tutje të vazhdojë ky bashkëpunim dhe mos të kuptohet qe këta inspektorë gjithmonë do të varen nga urdhrat e qendrës këta prapë do të punojnë këtu me një angazhim dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Sepse tani udhëhiqen në bazë të planeve nacionale të kontrollit ushqimor. Përmes kësaj do të rritet edhe me shumë siguria e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Mitrovicës nga ushqimi.
Ky projekte i nënshkrimit të memorandumeve për transferim të inspektorëve do të vazhdojë ne ditët ne vijim edhe me komunat tjera, ku ne bazë te dinamikes se punës llogarisim qe nga mesi i vitit të kompletohet më te gjitha. Nga atëherë përgjegjës për sigurinë ushqimore dhe shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve në tërë territorin e Republikës se Kosovës do të jetë vetëm Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës. Për të arritur në këtë pikë jemi duke punuar ngushtë me të gjitha autoritetet vendore e ndërkombëtare drejt finalizimit të të gjitha akteve legjislative për të venë në jetë një sistem të sigurisë ushqimore i cili është ne pajtueshmëri të plotë me rregullat e Bashkimit Evropian si dhe parakusht yni drejt integrimeve Evropiane. Pjesë thelbësore e kësaj janë inspektorët ne terren të cilët për çdo ditë me kontrollin e tyre ruajnë shëndetin e qytetarëve .