
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV është njësi organizative e Agjencisë se Ushqimit dhe te Veterinarisë AUV
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV monitoron dhe diagnostifikon sëmundjet e kafshëve ,kryen analizat të ushqimit me prejardhje shtazore, kryen monitorimin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit , mbetjeve veterinere dhe kontaminanteve ne ushqim dhe ushqimit te kafshëve.
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik
- bazuar ne programet nacionale kryen analiza kualitative dhe kuantitative
- parametrat qe duhet t’i përmbushë ushqimi në bazë të legjislacionit vendor dhe atij të
BE që e rregullon çështjen e ushqimit
- analizat e strisheve, objekteve, depove për ruajtjen ,deponimin dhe shitjen e
prodhimeve ushqimore me origjine shtazore,
- analizat për caktimin e standardeve dhe certifikimin e prodhimeve për eksport
- në përputhje me legjislacionin në fuqi bënë analizat e mbetjeve veterinere dhe kontaminantëve në ushqimin me prejardhje shtazore,
- kryerjen e analizave të qumështit dhe produkteve të tij, përfshirë këtu edhe
qumështin për procedim teknologjik,
- të gjitha analizat e prodhimeve me origjine shtazore dhe të ushqimit të kafshëve
(për vetëkontrolli-kualitet)
- përcjell ,analizon dhe studion gjendjen e lajmërimit, lëvizjes , luftimit dhe
çrrënjosjes se sëmundjeve infektive ,parazitare dhe sëmundjeve tjera
- vlerëson situatën e epizootiologjive të vendit, dhe cakton diagnozën e sëmundjeve infektive dhe atyre zoonotike bazuar ne OIE rekomandimet dhe Manualin e Diagnostifikimi te Sëmundjeve
- propozon masat në vijim: vaksinim profilaktik dhe teste -diagnostiko- hulumtuese te
sëmundjeve te kafshëve,dezinfektimin, dezinfektimin dhe deratizimin me qëllim të
pengimit të përhapjes së sëmundjeve të kafshëve,
- hulumton, avancon dhe aplikon metoda të zbulimit, pengimit dhe preventives te sëmundjeve infektive, parazitare dhe sëmundjeve të tjera ne ferma dhe objekte për rritje te kafshëve dhe ushqimit te kafshëve
- përcjell , analizon dhe vlerëson ndikimin e ambientit në gjendjen shëndetësore të kafshëve,
- bashkëpunon me institucionet dhe autoritetet brenda vendit (IBK dhe IKSHP),
- bashkëpunon laboratorët ne rajon dhe me laboratorë te akredituara sa i përket avancimit te metodave te analizave laboratorike
- merr pjese ne teste interlaboratorike dhe teste te zotësisë për validimin e metodave dhe akreditimin e tyre
- bashkëpunon me laboratorët në regjion dhe jashtë tij,.
- organizon trajnime te stafit brenda dhe jashtë vendi
- organizon trajnime për edukim permanent për te gjithë akteret ne shëndetin publik dhe
shëndetin e kafshëve ( mostrimet ).
- koordinon aktivitetet me IKSHP ne raste te sëmundjeve zoonotike
- bashkëpunon me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë drejtorinë për akreditim ,agjencionin për standardizim ,drejtorinë e meteorologjisë dhe klimatologjise
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka këto laboratore funksionale
1. Laboratori për pato-anatomi dhe pato-histologji
2. Laboratori për bakteriologji ,parazitologji dhe mykologji
3. Laboratori për serologji dhe diagnostike molekulare
4. Laboratori për mikrobiologji ushimore dhe preparatorine
5. Laboratori për kimi ushqimore dhe mbetje
6. Laboratori për analiza te qumështit